"Dyert i thyen ata që erdhën me Berishën", Basha: Nëse merreni me bravat kur unë bëj thirrje që Rama të jetë para drejtësisë, plastë syri i keq

Një ditë pas kuvendit të 11 dhjetorit, në "Air Albania" Sali Berisha dhe mbështetësit e tij zbarkuan në selinë e PD-së. Aty pati tensione mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës. Mbështetësit e Berishës pretenduan se zyrave të FRPD i ishin ndërruar bravat dhe ishin vjedhur sende personale të Belind Këlliçit. Madje Këlliçi bëri dhe një kallëzim penal në komisariatin numër 1 të kryeqytetit.

Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët se pse nuk i vihen në dispozicion pamjet filmike që të sqarohet çështja e thyerjes së dyerve dhe ndërrimit të bravave në zyrat e FRPD, Basha u shpreh se "dyert i kanë thyer ata që erdhën me Berishën."

Basha: I kanë thyer sepse sipas tyre ishte ndërruar brava. Nëse ju merreni me bravat ditën e dytë pas arrestimit të Lefter Kokës kur unë bëjë thirrje që para drejtësisë të jetë Edi Rama pastaj plastë syri i keq, s'kam çfarë t'ju them.  Rolet përcaktohen nga qëndrimet. Sot nuk është në nderin e asnjë televizioni, përkundrazi është me dashje pa dashje po bëni punën e devijuesit të vëmendjes nga një skandal.

Zoti Basha nuk pranoi të fliste për çështjen e bravave dhe dyerve, por përmendi dhe solli në vëmendje Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Ai tha se ka një Kuvend Kombëtar, një Statut të PD dhe partia do shkojë drejt së ardhmes. Ka zgjedhur të ardhmen sepse nuk ka rrugë tjetër, tha Basha, ndërsa ët zgjedhësh të kaluarën ke zgjedhur të shkatërrosh shpresën.