Socialistët i binden qeverisë për ligjin e Bashkëqeverisjes, demokratët “braktisin” Komisionin e Ligjeve

Mazhoranca ka rrëzuar dekretin e Presidentit për ligjin e bashkëqeverisjes pa i marrë në konsideratë argumentat ligjorë të Kreut të Shtetit.  Kundërshti nuk kishte as nga demokratët, të cilët kishin vendosur që të mos merrnin pjesë në Komisionin e Ligjeve.

18 dhjetori i Partisë Demokratike po ndikon edhe në punën parlamentare të deputetëve të selisë blu, të cilët këtë të mërkurë braktisen Komisionin e Ligjeve.

Demokratët, duke harxhuar energji me njëri-tjetrin, kanë lënë të qetë mazhorancën në nismat e tyre, të cilat po marrin dritën jeshile pa asnjë pengesë nga opozitë.

Oerd Bylykbashi dhe Dashnor Sula ishin të vetmit përfaqësues të demokratëve për të kundërshtuar mazhorancën për ligjin e bashkëqeverisjes.

Dekreti i Presidentit Meta u rrëzua nga PS në Komisionin e Ligjeve, pavarësisht kundërshtimit nga ana e Kreut të Shtetit.

Oerd Bylykbashi, i vetmi demokrat që i doli në krah argumentave ligjore të presidentit Meta, e cilësoi bashkëqeverisjen si një nisëm që do t’i japë pushtet të shtuar Edi Ramës.

"Nuk e zgjidh ky as korrupsionin, as paaftësinë, as politizimin, përkundrazi më keq ka për ti bërë. Nuk ekziston në Kushtetutë koncepti i bashkëqeverisjes, nëse shkon në Gjykatë Kushtetuese, se atje duhet të shkojë, mos ta çojë më në Komisionin e Venecias por të marrë guximin dhe eventualisht ta rrëzojë."

"Ne do ta votojmë pro ligjin kundër dekretit sepse besojmë te fuqia e qytetarit."

Dekretet e Presidentit Meta do të rrëzohen me votë edhe në seancën e fundit për këtë vit, me 20 dhjetor.