Lojëra fati në lokal dhe kanabis, arrestohet pronari i lokalit në Vlorë e punonjësi
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave ët fatit.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se u vunë në pranga shtetasit -B. S., 35 vjeç dhe E. F., 22 vjeç, banues në lagjen "24 Maji", Vlorë.
Gjatë kontrollit në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”, me pronar shtetasin B. S. dhe punonjës shtetasin E. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

