Ora News siguron foton e grabitësve të Postës në Babrru. Të maskuar u larguan me biçikleta
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2021, 11:25
Dy persona të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur kanë vjedhur filialin e Postës Shqiptare në Babrru mëngjesin e sotëm, 15 dhjetor.
Burime për Ora News bëjnë me dije se autorët dyshohet të jenë dy adoleshentë rreth të 20-tave.
Ata qarkullonin me biçikletë dhe pasi kanë marrë lekët janë larguar në drejtim të Alliasit.
Ora News ka arritur të sigurojë foton e autorëve të dyshuar të cilët janë të maskuar me kapuç, shall dhe golf dhe kanë arritur të marrin rreth 200.00 lekë të reja (2 milionë lekë të vjetra.)
Shërbimet e policisë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Grabitësi duke u larguar me biçikletë
