Tropojë/ Plumb në lokal 33 vjeçarit, arrestohet autori

Policia e Tropojës ka arrestuar sot autorin, që dyshohet për plagosjen  e 33-vjeçarit, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, më 10 dhjetor.

Mësohet se i arrestuari është 24-vjeçari, G.V, banues në Bajram Curri.

24-vjeçari u arrestua në një banesë në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ehe armën e zjarrit, pistoletë që ai dyshohet se ka përdorur në vendin e ngjarjes.

 Sipas policisë, 24-vjeçari ka qëlluar 33-vjeçarin A.H me armë zjarri për motive të dobëta.