Tifozët e nervozuar sulmojnë autobusin e ekipit të shqiptarëve, dhunojnë trajnerin dhe dy lojtarë
Tifozët e nervozuar sulmojnë autobusin e ekipit të shqiptarëve, dhunojnë trajnerin dhe dy lojtarë
Skena të paimagjinueshme kanë ndodhur në futbollin polak. Legia e Varshavës ku luajnë tre lojtarë shqiptarë, Muçi, Çelhaka dhe Kastrati, po përjeton krizën më të thellë sportive teksa rrezikon rënien historike një kategori më poshtë.
Sot me Muçin titullar, Legia pësoi humbjen e radhës teksa ndodhet në vend të fundit në renditje.
Tifozët e ekipit, që njihen për bëmat si huliganë sonte kanë kaluar kufirin teksa pas ndeshjes janë futur në autobusin e skuadrës ku kanë goditur disa persona. Mes tyre është goditur trajneri Ojrzynski teksa janë goditur në kokë edhe dy lojtarët Emreli dhe Luquin bejne te ditur mediat polake, raporton Ora News.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka gjetur ekipin të dhunuar teksa ka nisur hetimet.
Ngjarja është tepër e rëndë dhe do të ketë detaje të reja për atë që ndodhi mes tifozëve dhe ekipit të Legias, mbi të gjitha për lojtarët shqiptarë atje./Ora News/

