Video/ Sevilla kthehet në rivalen e Realit për titull, merr 3 pikë në “San Mames”

Duke pare ecurinë e dobët të ekipeve të tjera që nuk po mbajnë ritmin e Real Madridit, duket se vetëm Sevilla mund të shqetësojë “los blancos” për vendin e pare.

Skuadra e Lopeteguit mori 3 pikë shumë të “rënda” në La Liga duke fituar në një fushë shumë të vështirë siç është “San Mames”. Ndaj Bilbaos ishte një sfidë shumë e ekuilibruar dhe fizike që u vendos nga një gol në pjesën e pare nga Delaney.

Fraksioni i dytë i lojës foli më shumë për basket që nuk arritën të ishin konkretë teksa humbja shton problemet për skuadrën e Marcelinos.

Sevilla me këtë fitore shkon në kuotën e 34 pikëve, 5 më pak se Real Madridi duke u bërë ekipi kryesor që rivalizon Ancelottin për titull./Ora News/.