Naçi: Në të shkuarën e dashuronim sportin, tani ka hyrë në mes interesi

Si ka ndryshuar futbolli shqiptar ndër vite?

I ftuar në emisionin "Ora Sport" në RTV Ora, ish-futbollisti i kombëtares, Antonin Naçi, thotë se më parë njerëzit e dashuronin sportin, pasi kishin shpirt luftarak, ndërsa në ditë e sotme ka hyrë në mes interesi.

Naçi: Në atë kohë kishte shpirti luftarak, ishte dëshira, sepse lojtari ishte i lidhur me publikun. Është ndryshe tani, sepse atëherë e dashuronim shumë sportin, tani kanë hyrë edhe interesa tjera.  Momentet që ka kaluar Tirana më shqetësojnë dhe them pse.