Garë sensancionale, Max Verstappen është kampioni i ri i botës në Formula 1

Max Verstappen bën një garë të jashtëzakonshme, një çmenduri e vërtetë. Gara e fundit e Botërorit në Formula 1 është sensacionale dhe ndoshta me meritë arrin dhe të shkruajë historinë duke  rrëmbyer titullin Lewis Hamilton.

Kurrë më shumë se këtë sezon, Lewis Hamilton nuk ka vuajtur për të fituar një titull botëror në Formula 1 dhe në fakt kampion nuk është më ai por Max Verstappen

Piloti i Red Bull arrin të bëjë të jashtëzakonshmen ku në një sezon me të papritura, thyen hegjemoninë e Lewis Hamilton.

Në garën e fundit të Botërorit, Hamilton ishte me pike të barabarta me Verstappen i cili u nis i pari në garë dhe që në nisje makinat desh u përplasën por britaniku mori më të mirën duke u shmangur dhe duke marrë kryesimin.

Menjëherë kampioni i Mercedes nisi shkëputjen dhe mes problemeve me gomat të Verstappen distanca bëhet shumë e madhe deri në 12 sekonda arrin të shkëputet piloti britanik. Ndoshta edhe fati deshi që në xhiron e 55-të makina e Latifi merr flake dhe me safety car makinat ndalen dhe vihen sërish në rresht për t’u nisur.

Flamujt ringrihen vetëm në xhiron e 58-të dhe pikërisht xhiroja e fundit vendos gjithçka kur Verstappen nuk kishte çfarë të humbiste dhe 2 kthesa para fundit bën parakalimin e madh duke lënë pas Hamilton dhe preu i pari vijën e finishit.

MAX VERSTAPPEN ME MERITE ESHTE KAMPIONI I BOTES./Ora News/.