Video/ Leicester “poker” ndaj Newcastle, West Ham ndalet në barazim

Leicester City rikthen sërish Newcastle në pozita të vështira në Premier League. Skuadra e Brendan Rodgers arriti të rigjente 3 piket pas dy javëve të vështira ndërsa dominoi totalisht ekipin e milionerëve të Arabisë Saudite.

4-0 ishte fitorja e vendasve që shenuan në pjesën e parë me Tielemans në 39’ ndërsa në fraksionin e dytë shkërmoq Newcastle me 3 gola të tjerë. Daka në 57’ dyfishoi teksa Tielemans dhe Maddison shënuan sërish në 81’ e 85’ mbyllën sfidën 4-0. Newcastle mbetet në vend të parafundit dhe në rrezik rënieje ndërsa Leicester rikthen shpresat për një vend në Europë.

Në sfidën tjetër, West Ham që vinte pas një fitoreje të madhe ndaj Chelsea gaboi në transfertën me Burnley ku nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola. Me gjithë dominimin në lojë, ekipi i Moyes nuk arriti të gjente rrjetën dhe me pikën e marrë ruan vendin e katërt në renditje por tani Man. United është 1 pikë larg./Ora News/.