Lojtari i Vllaznisë: Jemi në rrugë të mirë për Kampionatin, kemi 5 ndeshje pa humbje
Lojtari i Vllaznisë, Liridon Latifi , thotë se ekipi ku ai bën pjesë është në rrugë të mirë për të fituar Kampionatin, duke thënë se Vllaznia ka bërë 5 ndeshje pa humbje.
I ftuar në emisionin "Ora Sport" në ekranin e RTV Ora, Latifi u shpreh i kënaqur nga trajneri i ekipit dhe se do të dëshironte që në një të ardhme të luante për skuadrën kombëtare.
Çfarë mendon për Vllazninë, do dalë kampion?
Latifi: Jemi në rrugë të mirë. Kemi pasur fitore shumë të rëndësishme. Kemi 5 ndeshje pa humbje dhe janë shumë pikë të rëndësishme që kemi marrë këtu. Shpresoj që të vazhdojmë kështu.
Po me trajnerin si e ndjen veten?
Latifi: E kam theksuar është një trajner shumë i mirë dhe jam i kënaqur me punën që ai bën dhe gjithçka po ecën mirë për momentin.
Në kombëtare mund të rikthehesh?
Latifi: Nuk e di këtë gjë. Pyet njerëz tjetër për këtë. Normale që kam dëshirë të luaj për kombëtaren. Jemi duke bërë ndeshje të mira, jemi duke bërë gola. Tani kemi filluar me marr veten.
