Arbër Basha: Kastrioti i ka të gjitha mundësitë të qëndroj në Superiore, kemi kualitet e cilësi

Futbollisti i Kastriotit, Arbër Basha,  shprehet se ekipi i tij  i ka të gjitha mundësitë të qendrojë në Superiore.

Në një intervistë për emisionin "Ora Sport" në RTV Ora, Basha thotë se ekipi i Kastriotit nuk bie nga kategoria për këtë vit.

Sipas Kastriotit tabela e klasifikimit të ekipeve nuk është reale.

Arbër Basha: Mendoj që ekipi i Kastriotit ka shumë premisa për të qendruar në kategori dhe jam shumë i bindur për këtë, sepse unë e njoh të gjithë ekipin dhe përgatitjet që bën në bazë javore. Për momentin mendoj se tabela e klasifikimit nuk është reale. Duhet të kishim shumë më shumë pikë. Mendoj që ekipi ynë nuk bie nga kategoria këtë vit.