Atmosferë sportive në Shkodër apo në Korçë? Latifi habit me zgjedhjen e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2021, 22:03
Liridon Latifi, lojtar i Vllaznisë, i cili më parë ka luajtur për Korçën zbulon se cili qytet ka më shumë atmosferë sportive.
Në një intervistë për emisionin "Ora Sport" në RTV Ora, ai pranin se shkodranët janë më të apasionuar pas sporti.
Latifi: Pyetje e vështirë, sepse të dy qytetet janë të zjarrtë për futboll por mund të them se ndoshta pak më shumë Shkodra, sepse në Korçë njerëzit janë pak më të edukuar ndërsa këtu në Shkodër janë shumë më të zjarrtë dhe kërkojnë gjithmonë maksimumin prej lojtarëve.
