Mbappe ndëshkon ish ekipin e tij, PSG dominon Monacon. Shihni golat

Vetëm një pjesë loje i mjaftoi Paris Saint Germain në “Parc de Princes” për të mposhtur Monacon. Me fanella me gërma të arta mbi shpinë për të festuar Topin e Artë të Messit, skuadra e Pochettinos nuk e diskutoi fitoren ndaj ish ekipit të Mbappe, me këtë të fundit që ishtë protagonist kryesor i mbrëmjes me dy golat e shënuar për parizienët.

Në 12’, Di Maria fiton me VAR një penallti të cilën e ekzekuton pikërisht Mbappe dhe nuk kursehet duke festuar dhe në 45’ sërish sulmuesi francez pas një kombinimi me Messin realizon golin e dytë.

Fraksioni tjetër i ndeshjes është i qetë dhe për lojtarët e PSG duket si një stërvitje, pa asnjë rrezik dhe sforcim në fushë. Nuk ka episode interesante dhe mbyllet 2-0 ndeshja me Mbappe që shënon kështu 100 gola për fanellën e PSG-së, e po ta mendosh është vetëm 22 vjeç./Ora News/.