Video/ Atalanta me ritëm titulli, me Gjimshitin mund 2-1 Veronën dhe i afrohet kreut

Në Serinë A, Atalanta dhe Interi jane dy skuadrat më në formë dhe me rezultatet më konstante në javët e fundit. Zikaltërit e Gasperinit arritën sot fitoren e 6 radhazi në Serinë A duke mundur Veronën në transfertë, një skuadër që u ka hapur punë të gjithë ekipeve të mëdha këtë vit.

Gasperini sot korrigjoi gabimin që bëri në Champions dhe hodhi titullar Berat Gjimshitin i cili ishte ndër më të mirët në fushë.

Argjentinasi Simeone kaloi vendasit në avantazh në 22’ por Miranchuk në pjesën e parë vuri barazpeshën dhe në pjesën e dytë Koopmeiners i dha fitoren zikaltërve.

Me këtë sukses, Atalanta jo vetëm që konfirmohet si ndër më në formë por tashmë bëhet pretendente për titull në Serinë A, vetëm 2 pikë larg Milanit kryesues./Ora News/.