Video/ Man. United vijon ringritjen, mposht 1-0 Norwich me golin e Ronaldos

Për Ralf Rangnick është fitorja e dytë radhazi në stol ndërsa për “djajtë e kuq” është e treta radhazi e cila ngjit në renditje Ronaldo me shokë.

Në një transfertë me Norwich të vendit të fundit që kishte nevojë shumë për pikë, Man. United merr maksimumin por vuajti gjithsesi për të fituar 1-0.

Me një pjesë të pare të ekuilibruar dhe ku skuadrat luajtën me frikë se mos pësonin, fraksioni i dytë ishte më intensive dhe vetëm në 75’ pas një insistimi më të madh, Cristiano Ronaldo fiton një penallti të cilën e ekzekuton vetë.

Skuadrat hapen në minutat e mbetura dhe si Norwich ashtu edhe Man. United mund të kishin shënuar teksa në fund, rezultati mbeti 1-0.

Me këto 3 pikë, skuadra e Rangnick shkon në vendin e katërt me pike të barabarta me West Ham./Ora News/.