Video/ Napoli dështon sërish dhe e pëson me Empolin. Humbet edhe Lazio

Napoli lëshon sërish terren, madje e humbet dhe i largohet kreut në Serinë A. Skuadra e Spallettit pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat, kësaj radhe me Empolin duke u dorëzuar totalisht në “Maradona Stadium” përpara Ardian Ismajlit dhe Nedim Bajramit.

Ky i fundit bashkë me mbrojtësin kuqezi ishin titullarë me mesfushorin që u zëvendësua në minutën e 62’ por gjithçka ndodhi në pjesën e dytë kur Patrick Cutrone  shënoi në 72’ pak minuta pasi VAR i anuloi një gol të kaltërve.

Minutat më pas janë shumë emocionuese dhe Napoli hidhet në sulm por nuk arrin të barazojë rezultatin, verdikt që e lë e atë në vendin e katërt në renditje.

Në ndeshjen tjetër, me Hysajn dhe Strakoshën titullarë, Lazio pësoi një disfatë që rikthen bardhekaltërit në situatën e mëparshme, mungesë vazhdimësie dhe probleme në mbrojtje.

Zaccagni i dha avantazhin ekipit të Sarrit që në të 7-ën ndërsa Sasuolo arriti në pjesën e dytë të përmbyste situatën me dy golat e Berardi 63’ e Raspadori në 69’. Kjo humbje e largon edhe më shumë Lazion me Europën teksa në Janar, drejtuesit duhet të përforcojnë skuadrën./Ora News/.