Video/ Juventus nuk bind, barazon me Venezian. Dëmtohet edhe Dybala
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2021, 19:53
Do të ishte një mrekulli që Juventusi i këtij sezoni të renditej mes 4 skuadrave të para në Serinë A. Bardhezinjtë kanë luhatje të mëdha në rezultate këtë vit për shkak të problemeve me skemat, lojtarët e papërshtatshëm e shto dhe mungesat e shumta.
Sot në transfertën me Venezian, bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim zhgënjyes 1-1 e për më tepër humbi sërish një lojtar të rëndësishëm si Dybala për arsye dëmtimi.
Vetëm 12 minuta lojë zgjati paraqitja e argjentinasit i cili u zëvendësua nga Kai Jorge ndërsa Morata shënoi në 32’. Edhe pse Juve po luante mirë në 55’ Aramu shënoi për Venezian e me gjithë përpjekjet e miqve, kjo sfidë u mbyll 1-1. Rezultat zhgënjyes që e mban skuadrën e Allegrit ende larg zonës Champions./Ora News/.
