Kastrioti merr 3 pikë jetike për mbijetesën, mposht 1-0 Egnatian

Në një krizë të thellë dhe në vend të fundit, Kastrioti merr 3 pikë të arta për mbijetesën në Abissnet Superiore.

Në një ndeshje të luajtur në Kamzë në një terren shumë të rënduar nga reshjet e shiut, krutanët marrin më të mirën teksa mundën Egnatian, tashmë një rivale direkte për të qëndruar mes më të mirëve.

Fraksioni i ndeshjes ishte i ekuilibruar me të dyja skuadrat që nuk patën raste të pastra, teksa pjesa e dytë ishte shumë ndryshe dhe ritmi ishte shumë i lartë me vendasit që gjetën golin me anë të Spartak Ajazit.

Për skuadrën e Ndreut ishin edhe 2-3 raste të tjera për ta mbyllur sfidën por gjithsesi mbaroi 1-0 për Kastriotin që rikthehet te fitorja pas 7 javësh, e dyta në Superiore./Ora News/.