Video/ Ndalet edhe Milani, kuqezinjtë i shpëton Ibrahimoviç nga humbja
Nuk po kalojnë një periudhë të mire kuqezinjtë. Pas eliminimit në Champions League, skuadra e Piolit do të përqëndrojë gjithçka në Serinë A në përpjekjet për titullin por sot morën vetëm një barazim me shumë vuajtje. Madje i shpëtuan në sekondat e fundit disfatës.
Në transfertën me Udinesen, e cila kishte në stol një trajner të ri si Cioffi, Ibrahimoviç me shokë morën vetëm një pike dhe pavarësisht mungesave, paraqitja ishte tepër zhgënjyese.
E nisën mire sfidën miqtë me lojën nën kontroll teksa vendasit kaluan përpara me shtatlartin Beto i cili shënoi në 17’.
Milani nis ofensivën për të kthyer rezultatin dhe as në pjesën e dytë me gjithë zëvendësimet kishin vështirësi të gjenin kuadratin.
Vetëm në shtesë, Zlatan Ibrahimoviç pas një krosimi dhe pasigurie në zone me një lëvizje kung-fu shënon golin që vulos edhe rezultatin në 1-1.
Me këtë barazim, Milani rrezikon të humbasë kreun nga Interi ose Napoli./Ora News/.
