Barcelona e bën dramë, barazohet në minutat e fundit nga Osasuna. Shihni golat
Nuk ka reagim pas humbjes së mëparshme në La Liga dhe në Champions League. Barcelona merr një barazim zhgënjyes në transfertën me Osasunën të cilët bën gjithçka duke sulmuar dhe në fund u shpërblyen.
Katalanasit kaluan me njëherë në avantazh në 12’ me të riun Nicolas Gonzalez dhe 2 minuta më pas David Garcia barazoi ndeshjen.
Me të nisur pjesa e dytë, blaugranat kalojnë në avantazh me një tjetër lojtar të ri si Abdessamad Elzzalzouli në 49’ ndërsa ne minutat në vijim humbasin edhe raste të tjera shënimi.
Kataanasit lënë terren në minutat e fundit dhe Osasuna rrit presionin e në 86’ shpërblehen edhe me një gol në 86’ me Chimy Avila i cili përfiton nga një rrëmujë në zone. Ky barazim është si një goditje për Xavin që ende nuk po ndryshon dot situatën në favor të Barçës që rrezikon edhe të mbetet jashtë Championsit./Ora News/.
