Video/ Real Madrid fundos Atleticon në derbi, e nxjerr jashtë gare për titull
Real Madrid është pa rivalë në La Liga. Ne garën për titull mund të jenë Betis apo Sevilla por me shumë gjasa nuk do të jetë Atletico Madrid, sidomos pas humbjes së sotme.
Skuadra e Ancelottit ishte dominuese në çdo aspekt teksa mori maksimumin në derbi me fitoren 2-0 ndaj rivalëve të tyre të kryeqytetit.
Karim Benzema i rikthyer nga dëmtimi tregoi edhe njëherë sesa i rëndësishëm është për skuadrën e tij teksa shënoi menjëherë një supergol në 16’ duke “ngrirë” Atleticon.
Edhe pjesa e dytë nis më vrullshëm për “los blancos” të cilët me Marco Asensio gjejnë edhe golin e dytë të ndeshjes në 57’.
Minutat e mbetura, Reali menaxhon lojën dhe i lë terren Atleticos që në fund godasin dhe shtyllën e gjithsesi ndeshja mbyllet 2-0 dhe tani “los blancos” janë 13 pikë më shumë se rivalët e tyre “colchoneros”./Ora News/.
