Video/ Bayerni mund me përmbysje Mainz, Dortmund shmang humbjen në fund
Java e 15-të e Bundesligës krijon një tjetër epërsi të Bayern Munchen në renditje ndaj rivalit direkt për titull Borussia Dortmund.
Bavarezët fituan por me vështirësi në “Allianz Arena” ndaj Mainzit ku u detyruan të permbysnin në 45 minuta avantazhin e miqve në pjesën e parë.
Onisiwo shënoi në minutën e 22’ për Mainzin teksa Coman dhe Musiala realizuan respektivisht në 53’ dhe 72’ për ta mbyllur ndeshjen 2-1.
Nuk mban ritmin e Bayernit, skuadra e Dortmund që u ndal në transfertën me Bochum madje vetëm në minutat e fundit, skuadra e Rose arriti të mbyllte ndeshjen në barazim 1-1 pasi po humbiste ndeshjen. Polter realizoi me penallti për vendasit në 40’ ndërsa Julian Brandt vuri barazpeshën në 85’ duke i dhënë 1 pikë verdhezinjve.
Tashmë Bayern Munchen udhëheq me 37 pikë, 6 më shumë se Dortmundi.
Në ndeshjet e tjera, Leipzig largoi krizën me një fitore të thellë 4-1 ndaj Gladbach ndërsa Hertha Berlin mundi 2-0 Arminia Bielefeld dhe Freiburg u mund 1-2 nga Hoffenheim./Ora News/.
