Shikoni paraqitjen e Brojës, luan 70 minuta dhe dëmtohet, fiton Arsenali

Armando Broja ishte sërish titullar për Southampton në Premier League. Sulmuesi kuqezi pati besimin e trajnerit Hasenhuttls në takimin ndaj Arsenalit në “Emirates” por djaloshi i artë kuqezi nuk mund të bënte asgjë pasi vendasit ishin të furishëm.

Në pjesën e pare, Broja dha disa shkëndija duke bërë që edhe Martineli të ndëshkohet me të verdhë për shkak të presionit të lojtarit shqiptar dhe kaq nuk mjaftoi sepse Arsenali shënoi 2 herë në portë me Lacazette e Odegaard ndërsa në të dytën edhe me mbrojtësin Gabriel.

70 minuta luajti Armando Broja në këtë takim teksa pësoi edhe një tërheqje muskulare që detyroi Southampton ta zëvendësonte ndërsa shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze./Ora News/.