Brdariç: Me Skënderbeun, betejë për t'u afruar me kreun e renditjes
Vllaznia do të presë në "Loro Boriçi" Skënderbeun për javën e 13-të të Superiores me synimin për t'u afruar me kreun e renditjes sa më shumë.
Në konferencën përshtyp trajneri i shkodranëve vuri theksin te paraqitja e të tijve duke mos nenvleresuar asgjë dhe për të vijuar me rezultatet pozitive të javëve të fundit.
“Ne duhet të vazhdojmë këtë trendin pozitiv të rezultateve dhe të përqendrohemi në gjërat thelbësore. Mendoj se skuadra ka besim dhe e kam thënë disa herë se nuk kemi vetëm 11-lojtarë. Janë disa lojtarë që nesër do të kenë shansin të fillojnë nga fillimi, mezi e kanë pritur këtë mundësi. Tashmë, duhet të tregojnë se janë të aftë se e meritojnë të jenë pjesë e skuadrës. Për mua Skënderbeu është një skuadër interesante, kanë lojtarë interesantë. Kanë zhvilluar ndeshje të mira dhe e dimë si të përballemi me këto skuadra. Nesër duam t’i mposhtim, nuk ka rëndësi si ata do të futen në fushë. Rëndësi ka ne të jemi të përqendruar dhe të shfaqim cilësitë tona në fushë".
Trajneri Brdariç më pas komenton edhe deklaratat e Ilir Dajës i cili akuzoi Vllazninë se harxhoi minutat duke fshehur topat në “Loro Boriçi”.
"Qëllimi jonë është të afrohemi me dy vendet e para, në të kaluarën e kemi humbur këtë mundësi. Por, nesër është një betejë tjetër, nuk do të nënvlerësojmë Skënderbeun. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe ne do të kërkojmë fitoren me patjetër. Deklaratat e Dajës? E kuptoj që ka qenë i nervozuar pas ndeshjes, por ky është një justifikim i ulët. Nuk dua t’i përgjigjem, duhet të jetë i fokusuar te ekipi i tij, edhe unë jam i përqendruar te ekipi im”, deklaroi trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç./Ora News/.
