Samuel Eto’o me një aventurë të re, bëhet kreu i Federatës në Kamerun

Ish bomberi i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o do të ketë një aventurë të re në botën e futbollit, tashmë më shumë politike sesa sportive. Ish lojtari i famshëm afrikan është zgjedhur president i Federatës së Kamerunit pas një beteje shumë të ashpër me atë që e kishte këtë post prej shumë vitesh.

Në fund të zgjedhjeve në Asemblenë e Përgjithshme, Eto’o u zgjodh me 42 vota kundër 31 të kundërshtarit të tij, Seydou Mbombo Njoya, sukses që i jep atij një mandate 4-vjeçar.

40-vjeçari Samuel Eto’o kishte akuzuar më parë Federatën e Kamerunit për korrupsion dhe lënien e futbollit në plan të dytë teksa që në Janar për të do të jetë sfida e pare, ajo e organizimit të Kupës së Afrikës ku Kameruni është përzgjedhur si vendi pritës.

Shumë futbollistë kamerunas e jo vetëm uruan ish sulmuesin e famshëm për misionin e tij të ri në futboll./Ora News/.