Video/ Man. City vuan për 3 pikë, Sterling i dhuron fitoren ndaj Wolves

Për të arritur te fitorja e 6-të radhazi në Premier League, Man. City vuajti jo pak. Në “Etihad Stadium”, skuadra e Guardiolës u imponua me një fitore minimale ndaj Wolverhampton e cila u vendos vetëm në pjesën e dytë.

Gjithsesi Man. City dominoi fraksionin e pare të ndeshjes por nuk shënoi dhe në fund të kësaj pjese, Raul Jimenez del me të kuq duke ja bërë më të lehtë vendasve e që në fakt nuk ishte ashtu.

Vetëm në 66’ Man. City gjeti golin e fitores me penallti me Sterling për të cilin ishte një gol shumë i rëndësishëm, i 100-ti personal në Premier League për të në 304 ndeshje në total.

Sfida u mbyll me këtë fitore minimale që e mban Pep Guardiolën në krye të Premier League me 38 pikë./Ora News/.