Foto/ Elseid Hysaj i shton koleksionit të makinave një “lodër” të re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2021, 19:58
As Elseid Hysaj nuk i shpëton trendit të futbollistëve. Çdo lojtar pothuajse identifikohet me një koleksion makinash dhe të tillë ka edhe mbrojtësi kuqezi.
Tashmë një lojtar i Lazios, ai po ecën shpejt në fushë dhe do ta bëjë tani në rrugë me një Ferrari luksoz.
Është kjo makina më e re dhe luksoze e futbollistit të kombetares i cili shpesh në vitet e fundit ka postuar foto me koleksionet e tij të mjeteve.


Hysajn e kemi parë me Porsche, Lamborghini e Mercedes GLE e disa të tjera por siç duket një futbollist duhet të ketë një Ferrari që të ndihet i kompletuar dhe Hysaj e ka plotësuar me “lodrën” e tij të re siç e quan në postimin e tij./Ora News/.

