Aguero nxjerr në shitje blerjen e tij më të “padobishme" për afro 200,000 euro

Sergio Aguero po lufton per t’u rikthyer në normalitet pasi zbuloi se ka probleme shëndetësore me zemrën e tij. Jeta e ish sulmuesit vijon normalisht dhe tani mësohet veprimi i tij i radhës.

Një portal i famshëm për shitjen e makinave në Mbretërinë e Bashkuar i jep mundësi çdokujt këto ditë që të marrë Lamborghini Aventador që Sergio 'Kun' Agüero e bleu në vitin 2014.

Ky automjet ekskluziv është një nga xhevahirët që mund të blihet në AutoTrader, edhe pse çmimi i tij është jo pak por 222.000 euro. Megjithatë, makina është praktikisht e re dhe tashmë futbollisti argjentinas zbuloi se kishte bërë vetëm disa kilometra dhe kilometrat e mjetit luksoz nuk i kalojnë 5000. Kështu që kjo makinë me 700 kuaj fuqi dhe e aftë për të arritur 350 kilometra në orë është një okazion i vërtetë për koleksionistët.

Megjithatë, ajo që për shumë është një ëndërr për Aguero ishte "blerja më kot" që ai kishte bërë në jetën e tij.

Aguero nxjerr në shitje blerjen e tij më të

 “Nuk e di pse dreqin bleva një Lamborghini. Duhet të kem udhëtuar rreth 1200 kilometra në gjashtë vjet, mezi e kam përdorur. Kam dy vjet që mendoj pse e bleva, sepse tani gjithçka që bën është që merr të ftohtët nga shiu. Ka edhe rrjetë merimange dhe gjithçka." rrëfeu ai muaj më parë teksa sot lojtari ndodhet në Dubai ku shijon supermakinat e tjera si Ferrari apo Bugatti./Ora News/.