Zhduken 4 sportiste të Kamerunit në Botërorin e Handball në Spanjë
Katër lojtare nga skuadra e Kamerunit, e cila po qëndron në rajonin e Valencias, Spanjë, për të luajtur Kupën e Botës, u larguan nga grumbullimi i tyre pa paralajmërim.
Policia spanjolle, e cila shpërndau informacionin, megjithatë bëri të ditur se kjo zhdukje nuk ishte “shqetësuese”, pasi lojtarët morën të gjitha sendet e tyre, gjë që tregon se nuk është ndonjë rrëmbim por më shumë një braktisje e kombëtares dhe e eventit.
Identiteti i katër lojtareve nuk dihet teksa skuadra e Kamerunit humbi të enjten ndaj Angolës (35-24), në një ndeshje për grupet, ku dy skuadrat nuk arritën të kualifikoheshin në raundin me eliminim direkt të Kampionatit Botëror.
Katër lojtarët në fjalë nuk ishin në ndeshjen e zhvilluar ndërsa Federata e Kamerunit kishte paraqitur një ankesë ndaj këtyre sportisteve që kanë braktisur skuadrën./Ora News/.
