Video/ Sampdoria dominon derbin, mposht 3-1 Genoan. Shevchenko në rrezik

Genoa e Andrey Shevchenkos gjithnjë e më poshtë. Si pritës në stadiumin e tyre, Genoa u përball në derbin e qytetit me rivalët e përjetshëm të Sampdorias por sfida nuk kishte histori dhe përfundoi me një fitore dominuese të skuadrës së D’Aversas.

Këta të fundit kaluan në avantazh që në minutën e 8’ me Gabbiadinin ndërsa në pjesën e dytë shënuan sërish me Caputo në 49’ dhe Manolo Gabbiadinin në 67’ duke shokuar Genoan.

Ekipi i Shevchenkos në shumë vështirësi në “Marassi” përpara tifozëve të tyre arritën të gjejnë golin e nderit me Destron në 78’ por sfida u mbyll me këtë rezultat 3-1.

Kjo është humbja e 3 radhazi për skuadrën e trajnerit ukrainas i cili rrezikon shumë pasi në 5 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë fitore dhe ka shënuar vetëm një gol, pikërisht atë në derbi sonte./Ora News/.