Falsifikimi i AMTP-ve, arrestimeve të sotme u parapriu ndalimi i topografit të bashkisë Himarë në nëntor
Mes 10 personave nën akuzë për falsifikimin e AMTP-ve të tokave në Himarë është Elton Marko, topografi i bashkisë së Himarës i arrestuar në nëntor për të njëjtën vepër penale atë të tjetërsimit të pronave.
Dyshohet se pikënisja e hetimit ka qënë pikërisht ai, i cili ka çuar në zbulimin e një skemë dhe personave të tjerë bashkëpunëtor.
E gjithë skema ka filluar prej Kadastrës Vlorë në kohën e Trocit dhe Zyrës së Qarkut Vlorë në kohën kur ishte në detyrë Bardhyl Gjikaj.
Hetimet kanë nisur më parë se grabitja e zyrave të qarkut por intensiteti hetimeve është shtuar pikërisht në dosjet e falsifikuara të zbuluara nga verifikimet në zyrat e qarkut fill pas grabitjes së ndodhur.
Në njoftimin për media prokuroria tha se procedimi penal ka nisur në gusht të këtij viti pas një kallëzimi penal nga kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro.
Ora News mëson se përveç Markut, mes të arrestuarve është edhenjë topograf tjetër i Bashkisë Himarë dhe një avokat.
Të arrestuar
-Vasillaq Strakosha, 67 vjeç, banues në Vlorë; avokat
-Edmond Marko, 51 vjeç, banues në Himarë; banor
-Pandeli Prifti, 42 vjeç, banues në Himarë;banor
-Zaho Bollano, 58 vjeç, banues në Himarë; topograf i bashkisë Himarë
-Aleks Bifsha, 64 vjeç, banues në Vlorë; banor
-Elton Marko, 41 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Vlorë, i arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale, topograf i bashkisë Himarë
“Detyrim përparaqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”
- Irakli Gjiçali,68 vjeç, banues në Himarë, fshatar i zonës
Në kërkim
M. S., 68 vjeç, banues në Himarë;
A. Kicani, 64 vjeç, banues në Himarë; banor i zonës
K. DH., 68 vjeç, banues në Himarë, ndodhet jashtë shtetit




