Rrëshqitje nga moti i keq, masivi i gurëve dhe dherave bllokon hyrjen e tunelit Kardhiq-Delvinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2021, 16:35
Këto janë pasojat e motit të keq që ka përfshirë vendin.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe dherash në hyrje të tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë e ka bllokuar terësisht atë.
Bëhet fjalë për hyrjen në tunel nga krahu i Delvinës. Është e paqartë nëse shëmbja ka ardhur nga brenda apo jashtë tunelit.

