Tjetërsoi e shiti pronë në Dhërmi, burg për topografin e bashkisë së Himarës
Gjykata e Vlorës ka lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg” topografin e Bashkisë së Himarës Elton Markon. Ai u arrestua nën akuzën e tjetërsimit të pronave në fshatin turistik të Dhërmiut. Elton Marku dyshohet ser ka lidhje direkte me çështjen e Kadastrës së Vlorës dhe zyrave të qarkut.
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg topografin e bashkisë së Himarës, Elton Marko.
Zyrtari 41-vjeçar u arrestua të martën pasi dyshet se ai është pjesë e grupit të ish- kryeregjistruesit dhe ish-kreut të Kadastrës, Klodian Troci, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë tjetërsuar rreth 63 mijë metra katrorë tokë buzë detit.
Elton Marko dyshohet se ka përpiluar vetë një dokument AMTP-je dhe e ka regjistruar në ASHK-në Vlorë, një pronë në fshatin Dhërmi, nën pronësinë e familjarëve të tij.
Më pas Elton Marko ja ka shitur tokën me sipërfaqe rreth 3 mijë metra katrorë një personi që sipas burimeve identifikohet si Gerlind Muçaj për një çmim prej 5 mijë eurosh, çmim ky fiktiv duke pasur parasysh çmimet marramendëse në zonat bregdetare.
Më herët në pranga për pronat në Dhërmi kanë rënë edhe ish-kreu i Kadastrës Klodian Troci, dhe Bardhyl Gjika, ish-drejtori i Drejtorisë së Administrimit të Tokës në Vlorë.
