Bardhi sulmon Garon: S’na tregon ç’duhet të bëjmë, s’përfaqëson asnjë demokrat, s’ka bërë asnjë betejë
Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi k a sulmuar edhe zëdhënësen e Foltores së ish-kryeministri Berisha ditën e sotme në një dalje për mediat.
Bardhi tha se Floriana Garo flet në emër të demokratëve se nuk përfaqëson asnjë demokrat, se s'ka bërë asnjë betejë dhe nuk mund tu tregojë demokratëve se çfarë duhet të bëjnë.
Bardhi: Selia e PD është pronë e PD, e demokratëve, asnjë demokrat nuk është i përjashtuar për të ardhur në seli, nuk kemi mbyllur derë dikujt, çdokush është i ftuar të vizitojnë selinë qendrore. Pastaj deklarata të papërgjegjshme të një njeriu, Floriana Garo që flet në emër të demokratëve se nuk përfaqëson asnjë demokrat, se s'ka bërë asnjë betejë, nuk mund të as të na tregojë çdo bëjnë demokratikët dhe as t'i mësojnë. Demokratët i kanë dalë për Zot për PD, një betejë kemi ne, këta burra dhe gra që janë me mua në sallë dhe mijëra të tjerë që janë jashtë kësaj salle, kanë përballje dhe betejë më Ramën, dikush tjetër ka vendosur për problemet e tij personale të ketë betejë, përgjegjësia jonë, e çdo institucioni është të mos ketë luftë brenda.
Garo, teksa foli për detajet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit në Ora News, deklaroi se Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së.
Garo: Do mbahet në Air Albania, do të nisë rreth në orën 10. Janë mbledhur rreth 5200 firma të delegatëve. Delegatët që kanë firmosur të jenë në një zonë krejtësisht të veçuar nga pjesa tjetër e simpatizantëve, anëtarëve dhe të gjithë atyre që duan të jenë prezent. Kuvendi do të nisë në Air Albania. Duam t'i sigurojmë sa më shumë transparencë medieve dhe anëtarëve. Të gjitha vendimet do të merren në Kuvend. Qëllimi ynë është të shkojmë në selinë e PD. Por vendimet do të merren në Kuvend. Ky Kuvend do shprehë vullnetin e demokratëve, vullnetin e anëtarësisë. Anëtarësia po merr në dorë fatin e partisë. Pas 11 dhjetorit nuk do ketë më dy grupime, por do ketë vetëm një Parti Demokratike, që shpreh vullnetin e demokratëve, që shpreh vullnetin a anëtarësie. Nuk do ketë më dy grupime të Partisë Demokratike.
