Zgjatja e mandatit të komisioneve të vettingut, Komisioni i Venecias miraton sot raportin

Komisioni i Venecias po zhvillon sot seancën e tij të katërt dhe të fundit plenare të vitit 2021.

Mbledhja po zhvillohet online ndërsa në rend dite janë draft opinionet për Shqipërinë, Qipron, Hungarinë, Republikën e Moldavisë dhe Ukrainën.

Sa i takon Shqipërisë, Venecia pritet të zyrtarizojë opinion e tij lidhur me zgjatjen e mandatit të Komisioneve të Vettingut deri në dhjetor 2024.

Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022. Pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është jo vetëm “Venecia”, por edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.

Anëtarët socialistë në Këshillin Legjislativ të Kuvendit vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias për amendamentet e tyre për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut, deri në fund të vitit 2024.

Por që të finalizohet duhet që me PS-në në Kuvend të bashkojë votat edhe PD.