Analiza e 25 prillit dhe riorganizimi i strukturave, Rama takim me socialistët në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme strukturat e PS-së në Shkodër në selinë e kësaj partie.

Rama u prit nga drejtuesja politike të PS për Qarkun Shkodër Edona Bilali, njëkohësh deputete e PS dhe Ministre për Mbështetjen e Sipërmarrjes si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri.

Në fokus të takimit mësohet se është analiza pas 25 prillit dhe riorganizimi i kësaj strukture.