Balliu nga “Air Albania”: Gati për rithemelimin e PD-së, bllofet e peng Bashës nuk na ndalojnë dot!

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka postuar një foto nga stadiumi “Air Albania” ku ditën e nesërme do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Balliu shkruan se është gati për rithemelimin e PD-së dhe se uragani i Foltores shpërthen nesër me votë kundër pazareve të korruptuara të politikës meskine antishqiptare.

Balliu: Gati për rithemelimin e Partisë Demokratike. Bllofet e peng Bashës nuk na ndalojnë dot. Uragani i Foltores shpërthen nesër me votë kundër pazareve të korruptuara të politikës meskine antishqiptare. Nesër shkarkojmë pengun e më pas shkarkojmë pengmarrësin. Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur.