Bardhi: Më 11 dhjetor nuk ka Kuvend, por ka vetëm një tubim, nuk do të shkarkohet askush!
Në një dalje për mediat, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi u shpreh se ditën e nesërme nuk od të ketë asnjë mbledhje të institucioneve të PD-së, por vetëm një PD.
Bardhi siguroi se Situata në PD zgjidhet në institucione dhe se nuk ka për të pasur shkarkim të askujt, edhe pse Berisha e konsideron të shkarkuar Bashën.
Bardhi: Nuk dua të komentoj se çfarë do të ndodhë nesër, sepse në një tubim do të ndodhë gjithçka. Nesër nuk ka mbledhje asnjë organ i PD-së dhe asnjë institucion i partisë nuk është nesër në tubim. Pastaj me atë procesin vetë skanoj dhe vetë verifikoj, 30 vite më parë këtë model e hodhën poshtë gratë e burrat demokratë.
Nuk kam informacion për pjesëmarrje për të dyja kuvendet, por kam parë vetëm kërkesë për thirrjen e kuvendit kombëtar. Situata në PD zgjidhet në institucione. Nuk ka për të pasur shkarkim të askujt, sigurisht që për Berishën kryetari i PD-së është shkarkuar qysh më 9 shtator, duke vendosur përballë interesin personal të Berishë, ai mbrojti interesin e demokratëve.
