Intervista e Escobar/ Kokalari “shuplakë” Ballës: Shërbëtor i paguar i Edi Ramës. Pse se pyete ku janë provat?

Escobar ka folur në lidhje me vendimin e DASH, për të shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha, ku edhe ka mohuar që të jetë politik.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ka folur në lidhje me vendimin e DASH, për të shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha, ku edhe ka mohuar që të jetë politik.

Këtë deklaratë Escobar e bëri në një intervistë për gazetarin Sokol Balla.

Ndërkohë menjëherë pas intervistës ka ardhur edhe reagimi i aktivistes Evi Kokalari, e cila i është drejtuar ashpër gazetarit Balla, duke i thënë se përse nuk e pyeti të dërguarin e SHBA se ku janë provat e DASH kundër Berishës.

Kokalari shprehet se Balla është një shërbëtor i paguar nga Edi Rama dhe se pa këtë të fundit ai nuk jeton dot.

“Mediokriteti i Sokol Ballës sot ishte kristal i qartë. Pyetja kryesore që të gjithë kërkojnë përgjigje, duke futur dhe Kongresin, ishte:

KU JANË PROVAT?

E pra, Balla nuk është gazetar se gazetarët gjurmojnë fakte. Balla është shërbëtor i paguar i Edi Ramës. Pa të Balla nuk mbijeton dot”, shkruan Kokalari në një postim në rrjetet sociale.

Kur u pyet për shpalljen “Non Grata” të Berishës, Escobar u shpreh: Ja pyetja për ju: Ku janë hetuesit vendas dhe prokurorët vendas në raste si këto? Dua të them, ne e bëmë sipas ligjeve tona, rregullave tona, autoriteteve tona. Por edhe ju keni disa në vend. Pra, nëse doni ta dini, hetoni. Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Kjo është pyetja ime.