Nesturi: Deklaratat e SHBA nuk i drejtohen Berishës, por PD në tërësi
Diplomati Plator Nesturi, ka komentuar situatën politike në vend.
Në një intervistë për RTV Ora, Nesturi thotë se marrëdhëniet me SHBA do të cenohen nëseish-Kryeministri Sali Berisha vjen në pushtet.
Kjo sipas tij vjen për faktin se Berisha është shpallur “Non Grata” nga Amerika.
Plator Nesturi: SHBA ka folur dhe e ka shpallur “Non Grata” ne po merremi me atë që quhet katrahura jonë e gjërave. Ajo që pritej ndodhi dhe faktikisht çfarë pritej ndodhi. Nëse kemi të bëjmë me një figurë politike e cila synon pushtetin që nesër pasnesër mund të jetë në pushtet, atëherë është normale që të cenohen marrëdhëniet me SHBA.
Ai thotë se deklaratat që ka bërë Ambasada Amerikane, nuk i drejtohen Sali Berishës, por sipas tij i drejtohet PD që ndodhet në krizë. Ai shton se SHBA nuk është në mbështetje të Bashës por të Partisë Demokratike.
Plator Nesturi: Çështja nuk është te Berisha, ai mund të ketë synimet e veta, dhe në njëfarë mënyrë ka luajtur o gjithçka o asgjë. Realisht të gjithë këto deklarata nuk i drejtohen Berishës, por i drejtohen PD, i drejtohen anëtarësisë së saj, për të marrë fatet e PD. Unë nuk e shikoj si mbështetje ndaj Bashës, në një ‘luftë gjelash” që ndodh mes Bashës dhe Berishës, kjo është një mbështetje për PD. Nëse “Foltorja”, do të kishte një tjetër, frymëzim, nuk do të kishte një kauzë personale për të marrë ai drejtimin e PD, por do të kishte një kauzë për hapjen e PD do të kishte frymëzim tjetër dhe do të kishte figurë tjetër. Unë nuk besoj se SHBA do të kërkonte apo do të ndërhynte në një proces që vetvetiu PD duhet ta kaloj. Realisht PD është në krizë por Berisha, i cili e ka ezauruar kohën e tij, nuk mund të jetë evulucioni I PD.
Ai shton se loja që po bën PD është e paqartë, ndërsa shton se Berisha nuk mund ta thyejnë Ramën.
Plator Nesturi: Vetë loja që bën PD është komplet e paqartë dhe shumë e hallakatur. Nuk mund të jetë Berisha ai që mund të thyejë Ramën. Realisht Berisha mund të ketë një mbështetje më të madhe, brenda PD, por nëse do ta ballafaqojmë në elektorat, unë mendoj se Basha megjithëse se është më i dobët se Berisha arrin të marrë më shumë vota se Berisha vet.
Intervistoi Sebastjan Zonja, përgatiti Anila Kolgjini.
