Nxehet Braçe: Berisha po lëviz para me thasë në mes të Tiranës, pse agjencitë ligjzbatuese nuk veprojnë

Kuvendi që do të mbahet ditën e nesërme në “Air Albania” i thirrur nga ish-kryetari dhe ish-kryeministri Berisha ka bërë që të reagojë ashpër edhe deputeti Erion Braçe.

Braçe shkruan se po përdoren shumë thasë me lekë nga një njeri i vetëm, por organet ligjzbatuese nuk po lëvizin nga vendi.

Ai thekson se në 8 vite, Berishës nuk i janë ndërprerë kurrë burimet e parave dhe se nuk i janë prishur kontratat që ka firmosur me klientët e tij më herët.

Braçe: Shume thase me leke, shume! Qe Sali Berishes si kane munguar kurre parate, Kjo nuk eshte e re! Edhe Hitlerit si munguan kurre! Por një gjë nuk kuptoj; ne zemer te Tiranës, po shpenzohen shume thase me leke nga nje njeri i vetem, por asnje agjenci ligjzbatuese nuk leviz nga vendi; Madje sapo mbaroi orari zyrtar dhe nisi fundjava dhe zero veprim ka! Para per qirane e stadiumit, para per tribunen, para per ekranet, para per zerin, para per transmetimin, para para para para para; Po burimi cili eshte? Hyra tani ne Qemal Stafa dhe aty, ka mbi 100 njerez qe po punojne, ka nje varg te gjate mjetesh me materiale e pasisje, por te gjitha jane te paidentifikuara, kane hequr logot identifikuese!

Ne Durres, paisjet jane bere hyrje nga KUADR.COM por operacioni eshte zgjedhur i tille qe mos lere asnje gjurme! Kush po punon, kush po merr parate dhe kush po paguan? Qe Sali Berishes ne 8 vite nuk ju nderprene kurre burimet e parave, nuk ju prish asnje nga kontratat qe firmosi e vulosi si koncesione duke ikur, nuk ju sulmua asnje nga kompanite kliente, nuk ju kallezua asnje nga hajdutet e medhenj qe shfrytezonin pushtetin e sherbenin si depozita parash, kjo eshte e dukshme; Por tani kur cdo shqiptari qe kthehet nga emigrimi i kontrollohet cdo cante, si ka mundesi qe ketij si kontrollohet asnje nga thaset qe po derdhen ne mes te Tiranes?!