Bardhi i përgjigjet Berishës: Është i ftuar në Kuvendin e datës 18, të ngrejë çështjet e tij

Në një dalje për mediat, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi u shpreh ai ka konfirmuar prezencën e tij në datë 18 dhjetor në Kuvendin e PD-së.

Ndërkohë, në përgjigje të ftesë së Berishës kundrejt Bashës, Bardhi kishte një kundër-ftesë, duke thënë se Berisha është i lutur të vijë në datë 18 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Bardhi siguroi se Situata në PD zgjidhet në institucione dhe se nuk ka për të pasur shkarkim të askujt, edhe pse Berisha e konsideron të shkarkuar Bashën.

Bardhi: Unë kam konfirmuar pjesëmarrjen time në datë 18 dhjetor në Pallatin e Kongreseve dhe ftoj të jetë prezent aty edhe Berisha, për të parashtruar çështje që mendon se do të duhet të diskutohet mes demokratëve. E kam përgjegjësi statutore që ta ftoj Berishën si pjesëtarë i kuvendit. Institucionet tona do të jenë 24 orë në punë për të mbrojtur partinë dhe demokratët.