Bardhi akuzon Berishën për retorikë përçarëse: 5259 delegatë do marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit
Fill pas ftesës së ish-kryeministri Sali Berisha u bëri demokratëve, përfshirë dhe vetë kreun e PD Basha për pjesëmarrje në Kuvendin e të shtunës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi doli në një konferencë për mediat, ku mati forcën me numra.
Sipas tij, masivisht delegatët e Kuvendit kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e PD më 18 dhjetor, ora 11 në Pallatin e Kongreseve.
Bardhi: Anëtarët e Kuvendit kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur duke konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendit Kombëtar të PD, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar ose 69% e tyre.
Dibër- 352
Korçë- 326
Berat - 287
Lezhë - 258
Shkodër - 389
Gjirokatsër- 205
Vlorë - 342
Fier - 508
Durrës - 308
Elbasan - 544
Tiranë - 1326
Kukës - 112
Anëtarësia e Këshillit Kombëtar që ka firmosur – 302
Ai akuzoi ish-kryeministrin për gjuhë dhe retorikë përçarëse mes demokratëve.
Bardhi: Për fat të keq gjuha përçarëse dhe retorika përçarëse e zotit Berisha vijoi dhe pas vendimit të Kryesisë për të thirrur Kuvendin Kombëtar ku çdo demokrat dhe anëtar do të duhej të marrë pjesë për të diskutuar çdo problematikë.


