Tjetërsimi i pronave në bregdet, 6 të arrestuar për falsifikim të AMTP-ve, 2 janë punonjës të bashkisë Himarë

Vijon skandali i tjetërsimit të pronave në bregdetin e Vlorës. Në një aksion midis prokurorisë së Vlorës, policisë dhe gjykatës së shkallës së parë janë arrestuar 6 persona, një po hetohet në gjendje të lirë dhe tre janë shpallur në kërkim.Tjetërsimi i pronave prek edhe kadastrën e Vlorës si institucioni kryesor që merret me to.

Mes të arrestuarve janë punonjës të bashkisë Himarë dhe një avokat.

U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit:

-Vasillaq Strakosha, 67 vjeç, banues në Vlorë;

-Edmond  Marko, 51 vjeç, banues në Himarë;

-Pandeli Prifti, 42 vjeç, banues në Himarë;

-Zaho  Bollano, 58 vjeç, banues në Himarë;

-Aleks  Bifsha, 64 vjeç, banues në Vlorë;

-Elton  Marko,  41 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Vlorë, i arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale.

-U ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim përparaqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për shtetasin Irakli  Gjiçali,68 vjeç, banues në Himarë.

Po kështu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

M. S., 68 vjeç, banues në Himarë;

A. K., 64 vjeç, banues në Himarë;

K. DH., 68 vjeç, banues në Himarë.

Nga hetimet ka rezuluat se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.