Berisha: Ftoj të gjithë demokratët e delegatët të vijnë nesër në Kuvend, rithemelojmë PD-në

Në një deklaratë për media ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se fton të gjithë demokratët dhe delegatët e PD-së që të jenë nesër në “Air Albania” në Kuvendin e PD-së.

Ai tha se ditën e nesërme do të jetë rithemelimi i PD-së si një forcë të vërtetë opozitare që dfo të udhëheqë rezolucionin demokratik shqiptar.

Berisha: Dua të përshëndes të gjithë delegatët dhe t’ju ftoj të gjithë ju për rithemelimin e PD-, nëse keni firmosur ose jo, të jeni nesër të pranishëm dhe të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e forcës sonë politike. 

PD të rikthehet në shtëpinë e lirisë së demokratëve e shqiptarë, në një forcë politike të vlera tradicionale dhe në forcë të vërtetë opozitare që do të udhëheqë rezolucionin demokratik shqiptar. Sot do të përmbysin narko-shtetin shqiptar dhe do të rikthejmë votën e lirë për anëtrë3t e PD-së. Rikthejmë votën  e lirë për shoqërinë shqiptare në tërësi.

Berisha ftoi edhe kryetarin e PD-se "ne leter" siç tha ai të ishte pjesë e këtij kuvendi.