IGJEUM nesër parashikon reshje intensive, vërshime lumejsh dhe rrëshqitje të dherave, ja qytetet më të prekura

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, ditën e nesërme, e shtunë, dt. 11 Dhjetor priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit.

Kështu, në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021.

Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndërkohë, në raport me reshjet sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) priten reshje shumë intensive në qarkun e Gjirokastrës, intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Korçë, ndërsa mesatare deri në lokalisht intensive në qarqet e tjerë.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në zonat qendrore dhe jugore të territorit. Në lartësitë mbi 400 m reshjet priten të jenë në formë dëbore.

Temperaturat për ditën e shtunë, do të jenë konkretisht në bregdet: 9-12 °C në vendet e ulëta: 6-10 °C në vendet malore: 0-3 °C.

IGJEUM nesër parashikon reshje intensive, vërshime lumejsh dhe

IGJEUM nesër parashikon reshje intensive, vërshime lumejsh dhe