Siguria në punë, sfida edhe për 2022-shin mbetet rritja e standardeve për punëmarrësit

Sfida e Inspektoriatit të Punës mbetet ende siguria në punë dhe garantimi i kushteve për punëmarrësit. Gjatë një raportimi, Inspektoriati theksoi se edhe për vitin 2022 sfida do të mbetet e njëjtë.

Mungesa e sigurisë në punë mbetet një nga sfidat e vazhdueshme të punonjësve në Shqipëri.

Gjatë konferencës "Fushata europiane për sigurinë dhe shëndetin në punë 2020-2022”, kryeinspektori Ardit Kaja ka shprehur se është pёrmirёsuar metodologjia e trajtimit tё aksidenteve pёr inspektorёt e punёs dhe po punohet në rritjen e standarteve në punë, mёshtetur nё tre parime kryesore.

"Inspektoriati i Punës ka punuar në drejtim të përmirësimit cilësor të sistemit të inspektimit të punës. Bazën e standardeve të punës tonë e kemi mbështetur në tre parime kryesore: Partneritet, trasnparencë dhe ligj."

Duke shprehur se cilat janë synimet që Inspektoriati po ndërrmerr në vijim, ai tha se sigurimi i një pune të denjë për punëmarrësit për të ulur nivelin e aksidenteve në punë është objektivi i tyre kryesor.

Megjithatë si deklaroi se jo tё gjithё aksidentet nё punё, trajtimi i shkaqeve apo parandalimi i tyre lidhet me fushёn e kompetencёs sё drejtёpёrdrejtё tё inspektorit tё punёs.