Korrupsioni në zgjedhje/ U kapën me lekë në Dibër para 25 prillit, burg për Denis Xholin dhe Albjon Çekun
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me nga 1 vit burg shtetasit Denis Xholi dhe Albjon Ceku, për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Ata u kapën më 21 prill me fletë votimi dhe lekë në Dibër.
Për këta shtetas janë mbledhur prova me anë të të cilave është provuar se i pandehuri Denil Xholi, në bashkëpunim me të pandehurin Abjon Çeku, kanë shpërndarë në Njësinë Administrative Maqellarë shuma monetare tek persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrës së votimit të zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në datën 25.04.2021.
Denis Xholi është akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Ndërsa i pandehuri Abjon Çeku është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
