Dyshohet se abuzoi seksualisht me mbesën e tij, arrestohet 50-vjeçari nga Durrësi i shpallur në kërkim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 50-vjeçar pasi dyshohet se  ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj. 

Policia bën me dije se "u bë arrestimi i shtetasit F. B., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari."

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.